Djali qëllon nënën me armë në Tiranë

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë tronditën Tiranën. Mësohet se djali ka qëlluar mbi nënën e tij, e cila ka mbetur e plagosur. Nga informacionet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një krim në familje.

Krimi ka ndodhur në zonën e “Astir-it” në Tiranë. Për fat të mirë, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja sapo ka ndodhur, dhe në vend ndodhet policia për sqarimin e rrethanave.