E enjte, 13 Gusht, 2020
33 C
Tirana

Djali pyet babain 70-vjeçar: Ç’lidhje kishe me një vajzë 35-vjeçare që na i ke sjellë në shtëpi? (Video)

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Përfundon misioni i mjekëve italianë, Manastirliu: Bashkëpunimi ynë do të vijojë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së fundmi priti në një takim grupin e mjekëve italianë, të cilët për 2 javë ofruan veprimtari konsulence për...

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Rriten tensionet, anijet dhe avionët francezë pozicionohen në anën greke në Egje

Egjeu Lindor nuk po gjen qetësi dhe duket se situata është nxehur shumë gjatë orëve të fundit. Franca i është përgjigjur Turqisë duke dërguar në...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

Brunilda ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit djalin e hallës, Robertin, pasi ajo pretendon se ai ka braktisur mamanë pas divorcit. Nga ana tjetër, si pasojë e divorcit të prindërve, Robertit i kanë lindur një serë problemesh. A do të ketë një zgjidhje situata për Robertin, mamanë e tij dhe Brunildën?

Brunilda: Kam thirrur djalin e hallës, Robertin, se ai duhet ta kthejë kokën pas, se nuk ka qenë nëna e tij shkak i të gjitha këtyre rrethanave që ka ai. Kjo mua më ka shqetësuar shumë. E telefonoja shumë herë dhe gjatë dhe i thoja duhet të vish, pasi nuk i kam asnjë gjë për borxh, por ai nuk pranonte të vinte.

Roberti: Unë kam vetëm një muaj që e kam lënë nënën vetëm, dhe jo një jetë. E kam lënë vetëm për një arsye, se më ka lindur një problem shumë i madh. Kam 10 vjet që kam probleme me babain. Nuk e kam fajin për asnjë arsye. Kam 22 vite që jam larguar nga shtëpia, dhe jetoj në Athinë dhe këtë muaj kam 1 muaj që nuk bëj asnjë telefonatë. Ndërkohë që nëna me babain ka 10 vjet që nuk shkojnë mirë, dhe gjithë këto vite kam hasur me problematika aq të mëdha, saqë nuk i prisja në jetën time. Jam dënuar 2 herë nga babai me burg, dhe i pranova për sy të publikut. Luftova vetëm deri në Gjykatën e Apelit. Babi im nuk e ka trajtuar mirë mamanë time, dhe as unë nuk e di si hyra në burg.

Roberti tregoi sherrin mes prindërve, i cili e çoi në burg për 2 muaj.

“Një mëngjes, babai po bënte fjalë me nënën time. Unë isha në gjumë, u zgjova dhe pash sesi babai po i nxirrte rrobat dhe i thoshte asaj- do sjell grua tjetër dhe largohu. I thashë, hajde shkojmë në polici ta denoncojmë, por nuk pranoi. Unë i ndava në kohën që po ziheshin, dhe në vend që ta merrja unë policinë, e mori babai dhe me akuzoi se e kam goditur atë mëngjes. Erdhi policia, më mori dhe më arrestoi. Babai solli dëshmitarë, motrën dhe vëllain e tij dhe folën kundra meje, pa parë dhe diskutuar asnjë gjë me ata. Kjo ngjarje ka ndodhur para 3 vitesh. Ai mori një urdhër mbrojtje nga Gjykata, dhe unë nuk shkova për një vit në shtëpi. Gjykata më dënoi me 2 muaj”.

Prindërit e Robertit, pas 10 vitesh debatesh dhe konfliktesh janë divorcuar 3 vite më parë. Ai rrëfeu këtë konflikt prej një dekade në familjen e tij.

“Unë vetëm të mira i kam bërë babait në këtë jetë. Kam 22 vite në Greqi, dhe pothuajse 10 vite paratë ja kam dorëzuar babit tim të gjitha dhe kurrë nuk i kam kërkuar llogari se ku i çonte lekët, por edhe vitet e fundit të gjitha paratë jam kam dhënë babait për ti investuar për shtëpinë tonë në Sul të Devollit. Unë një djalë i vetëm jam, dhe atë shtëpi kemi. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se gjërat do të shkonin deri në këtë pikë”.

Juristja Eni Çobani tha se Roberti është dënuar sërish nga Gjykata me 5 muaj burg.

“Roberti është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 5 muaj burg. Të them të drejtën, në momentin e parë kur Bruna ma ka sjellë si rast, dhe jam befasuar sesi një baba investohet prej vitesh për të dënuar djalin e tij. Që këtu qëndrojmë jashtë ligjit, dhe jemi tek familja, morali. Një baba është investuar prej vitesh të dënojë djalin e tij. Juve moralisht ju ka dënuar babai juaj. Se çfarë ndodh brenda një familje i dini vetëm ju të tre, babai nëna dhe ju. Nëna juaj nuk është në gjendje të flasë, ndërsa me babain jam befasuar nga ftohtësia e bisedës me mua, kur përmendej emri juaj. Ne të gjithë jemi prindër dhe tek fëmijët jemi shumë të ndjeshëm, dhe sidomos kur ju merr një njeri i huaj siç jam unë, edhe pse jam bërë e afërt për familjarët”.

Znj Eni Çobani tregoi momentin kur telefonoi babain e Robertit, dhe akuzat e tij për djalin ishin të pafundme.

“Kur e ftova, ka qenë një moment shumë i veçantë dhe këtë dua ta ndaj me publikun. Z. Xhezmi të ftoj të dalësh para djalit tuaj, dhe më tha; Znj Eni unë kam disa bagëti këtu dhe do merrem me ato, ndërsa djalin ta kam lënë ty të merresh. I thashë, po më befason sesi një baba në moshën tuaj të flasë për djalin e tij në këtë mënyrë.

Roberti tregoi se ka bërë një gabim shumë të madh kur prindërit e tij u ndanë. Ai u largua ditën tjetër menjëherë për në Greqi, dhe nëna e tij nuk mori një avokat për të bërë ndarjen e pasurisë.

“Nuk ja fal vetes se nuk e kam atë zemër, atë shpirt. Por duhet ta kisha bërë. Të nesërmen duhet të kisha kapur një avokat, dhe ta kisha vënë në program për ndarjen e pasurisë, unë nuk e bëra këtë dhe u largova për në Greqi. Ky muhabet ka ndodhur para tre vitesh. Ai nuk i është përgjigjur nënës sime për asnjë gjë”.

Juristja Eni Çobani i telefoni nga studio z. Xhezmi dhe e pyeti nëse janë të vërtetet akuza e ngritura apo është xheloz, pasi djali ndihmon më shumë bashkëshorten e tij.

“Unë nuk jam xheloz, i kam ndihmuar dhe i ndihmoj dhe sot. I kam paguar ujin, dritat si dhe drutë i kanë marrë tek mua”.

Gjithashtu, Xhezmi tregoi dhe arsyen e divorcit nga bashkëshortja.

“Në 3 Qershor 2006, pësova një disfatë. Unë rashë nga një tarracë, dhe isha shumë rëndë. Erdhën motrat dhe vëllain të më shikonin në spital, me të cilët nuk kisha patur muhabete prej disa kohësh për hatrin e gruas, dhe që nga ajo ditë gruaja ime u mënjanua, duke më thënë se e hodha poshtë”.

Por pretendimet e Xhezmiut u hodhën poshtë nga djali i tij, Roberti, ku tha se është kujdesur për babain.

“Kam ardhur nga Greqia, kam ndenjur 40 ditë në spital dhe jam kujdesur për atë, dhe po e hodhi poshtë dhe këtë gjë, ai nuk është njeri”.

Gjatë telefonatës me babain e tij, Roberti hodhi disa akuza mbi të atin. Ai e pyeti babain se çfarë lidhje kishte ky i fundit me një vajzë të re. Roberti tha se si pasojë e veprimeve nga ana e babait të tij, ai dhe mamaja nuk kanë më “fytyrë” të shkojnë në fshat.

Roberti: Po një vajzë 35 vjeçare nga fshati Çipan i Devollit, çfarë lidhje kishte me ty që keni 4-5 vite që rrini bashkë me atë vajzë, që e mbaje  me vete dhe na i ke sjellë dhe në shtëpi?

Babai: Unë atë dhe disa të tjera i kam mbajtur për punë… ajo kërkonte punë, se nuk ka bukë të hajë njerëzia. Kërkonte punë ajo, se unë marr toka me qira të motrave dhe i punësoj.

Roberti: Babai ka patur një lidhje me një vajzë 35-vjeçare, dhe flet i gjithë fshati, nuk na la fytyrë më të hymë në fshat.

Pas debatit mes babait dhe djalit, juristja Eni Çobani e ftoi z. Xhezmi të vinte në studio dhe të përballej me djalin e tij, pasi ka disa vendime gjykate.

“Ti do vish publikisht përballë Roberit, se ke vendime Gjykate dhe do vish patjetër. Shikoje mundësinë dhe shëndetin si e ke dhe do vish. Ta dëgjojë, Korça. Devolli dhe i plotfuqishmi i zonës tënde. Nëse ky djali të ka prekur një qime floku unë do i them, Robert dil nga këtu dhe drejtoju burgut, se djali që godet babin nuk është djalë, por në të kundërt ndryshe do e bëjmë muhabetin bashkë. Hajde po të jesh burrë, unë jam grua, jam këtu, të pres në Klan, më thuaj kur të duash, ditën dhe orën.

Po ta them burrash. Nëse ky djalë të ka prekur një qime floku, do e çoj vetë në burg. Nuk mund të gjuajë djali babain, kurrë, asnjëherë por nëse ti ke bërë kallëzim të rremë, unë po të them bëj llogaritë mirë, se mua do më kesh përballë ti dhe drejtësia e Korçës. Ku e ke sëpatën, mjetin prerës që të ka goditur djali? Kush polic të ka ardhur dhe të ka gjetur, se do vij unë dhe ti jap dorën. Unë lexoj vendimet e gjykatës, por indinjata ime është sesi një baba 70 vjeçar, babai i dy fëmijëve i divorcuar prej 3 vitesh nga bashkëshortja, nuk vjen këtu përballë djalit të tij. Kjo është indinjata ime. Ju bëj thirrje baballarëve, nënave, fëmijëve që të shikojnë dhe të përballen dhe zgjidhin problemet brenda familjes. Jo gjithçka zgjidhet me prokurori dhe ligj. Po e deformojmë shoqërinë dhe familjen”.

Juristja Eni Çobani tha se nga dosja që ajo ka lexuar lidhur me dënimin e fundit që ka marrë Roberti, nuk ka asnjë provë dhe asnjë mjet, përveçse një dëshmitari që nuk është ndodhur në vendngjarje, por ka vajtur dhe ka folur për Xhezmiun.

“Besoj se ky vend ka ligj dhe njerëz që dinë të interpretojnë ligjin”.

Ndërsa Brunilda e cila ishte pjesë e seancës së ndërmjetësit, i kërkoi Robertit që të kthejë kokën pas nënës, pasi ajo nuk është pjesë e këtij konflikti./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

EMRAT/ Kush janë 3 të targetuarit e radhës nga OFL

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularët për deklarimin e pasurisë 3 “të fortëve” në Berat. OFL iu ka nisur formular për të...

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar...

Dobësohet ndjeshëm Paundi, humbet 1 pikë brenda natës Dollari

Këtë të enjte monedha evropiane shfaqet e qëndrueshme duke vazhduar sërish të blihet edhe sot me 123.4 lekë dhe të shitet me 124.10 lekë. Ndërkaq Dollari amerikan ka...

Të shtëna në Vlorë

Së fundmi, janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Raportohet se disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre...

Aksidentohet djali i Hashim Thaçit

Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, aksidenti është regjistruar në rrugën...