Gjykata vendosi sot të lërë sot në burg 5 të arrestuarit në lidhje me pengmarrjen e shtetasit Jan Prenga më 17 janar të këtij viti.
Pas seancës gjyqësore ka folur edhe babai i Elton Hajrit, një prej të akuzuarve në lidhje me këtë cështje.
Ai ka mohuar akuzat se djali i tij ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, teksa thekson se ai ka 3 vite që nuk punon më në resortin ku do të mbahej peng 49-vjeçari.
Babai i Eltonit këmbëngul që i biri i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa theksoi se nëse konfirmohet e kundërta atëherë ai do të kërkojë falje publike.
“Unë jam Ndriçim Hajri. Jetoj me një dhomë dhe kuzhinë. S’kam lidhje me drogën. Çuni im ka 4 vite që e ka lënë punën nga resorti. Ne momentin që të më vërtetojnë se çuni im të ketë hyrë në atë objekt, unë jap dorëheqje dhe ngre duart dhe kërkoj falje publike. Djali im ka qenë në shtëpi, tek tezja e vet. Në 17 është ngritur në orën 10 pa 10 nga gjumi. Se ka qenë mirë. Ai ka qenë tek tezja e vet. Pallatin ma ka prishur tërmeti.
Ka qenë të tezja e vet, kam dajat e vet që kanë qenë me të. Pamje filmike nuk kam. S’kam komunikuar asnjë fjalë. Djali është i pafajshëm. S’ka hyrë asnjëherë në resort. Është e sigurt 100 %. Kërkoj falje pastaj. Ndihem i frikësuar se jam futur në siklet. Dhe këto që thonë mediat, na mbytën. Juve si media konstatojeni. Nuk i njoh fare familjen e viktimës. Më vjen keq. Shpreh keqardhje. Unë jam në ajër për veten time. Jam në fukarallëkun tim. Pyetni ne Shijak se kush është djali dhe unë.”, tha ai për News24.