Kronikë

Djali i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flakë

               Publikuar në : 16:14 - 15/04/19 marsela

Një apartament në Elbasan është shkrumbuar, por për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Nga flakët e zjarrit ka shpëtuar një grua e cila ndodhej së bashku me të birin në shtëpi.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, ka shmangur ngjarjen e rëndë në Elbasan. Një fëmijë i vogël teksa ishte në shtëpi me nënën e tij e cila ishte duke bërë gati drekën, e ka mbyllur atë në ballkon.

Nëna ka dalë nga kuzhina një moment, dhe teksa qëndronte në ballkon, djali i vogël i ka mbyllur derën nga brenda. Për pasojë ajo ka mbetur në ballkon, ndërsa në kuzhinë ka rënë zjarr.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT