E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Djali i Hashim Thaçit iu bën thirrje qytetarëve të dalin ta presin babanë e tij në Morinë

Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen sonte dhe të presin në pikën kufitare në Morinë kreun e shtetit.

Ai ka shpërndarë në Instagram një foto, me anë të së cilës fton qytetarët në orën 19:30 për t’i uruar mirëseardhje Presidentit Thaçi.

“Mirë se vjen, president! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë. E premte, 17 korrik 2020, ora 19:30. Eja edhe ti! Merre flamurin me veti. Vendose maskën dhe mbaje distancën”, shkruan ai në postimin e tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të kthehet sot në Kosovë pas 4 ditësh intervistimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar tubimet me mbi 50 persona me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Nuk dihet ende nëse kjo iniciativë do të marrë përkrahjen e qytetarëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...