E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

”Djali falej në xhami, u lidh me një hoxhë”/ Flet babai i Rudolf Nikollit

Babai i Rudolf Nikollit, autorit të sulmit me thikë që la pas pesë të plagosur në xhaminë  “Dine Hoxha”, ka treguar se ata janë katolikë si familje.

Në një deklaratë për mediat, Niko Nikolli tha se Rudolfi falej në xhami pasi kishte kontaktuar me një hoxhë.

Madje ai shton se i biri ka shkuar edhe në Maqedoni ku kalonte shumë kohë me muslimanë dhe i ishte dedikuar kësaj feje.

“Djali u lidh me një hoxhë dhe falej në xhami. Jetojmë në kushte të vështira. Jemi katolikë. I bëra letrat që ta çoja në Itali, por e kthyen në aeroport. Shkonte dhe në Maqedoninë e Veriut dhe takohej me muslimanë, Iu fut kësaj feje”.

Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do më shku në kishë, shko në xhami por si njerëz. Ky në xhami e ka bërë dy herë, pavarësisht se i kam mbyllur ato probleme. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë.”, tregon ai ndër të tjera.

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e sotme, 34-vjeçari Rudolf Nikolli sulmoi 5 persona brenda xhamisë, duke i plagosur me mjet prerës. Por, ai e nisi sulmin përpara se të futej në xhami, duke mos kursyer edhe disa persona në rrugë. Përpara arrestimit nga policia, ai u neutralizua nga qytetarë dhe besimtarë, duke shmangur një tragjedi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...