E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Ditët më të mira i kemi përpara”, Basha del me paralajmërimin e fortë

Kryedemokrati Basha, ka ndarë një tjetër mesazh për Kuvendin e PD-së që do të mbahet në 18 dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një foto nga instilacioni me firmat e themeltarëve të PD-së, i cili u vendos përpara selisë blu në ditëlindjen e partisë më 11 dhjetor. Basha pohon se demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur të ardhmen, për t’i dhënë fund tranzicionit.

Ja se çfarë shkruan Basha

Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit.

Dje Basha shpërtheu në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit dhe ithtarët e tij mësynë në selinë e PD-së, ndërkohë që kryedemokrati Basha ishte duke zhvilluar një mbledhje grupi me deputetët demokratë. Por kjo lëvizje e Berishës ka ngjallur reagimin e ashpër të kryedemokratit Basha, i cili nga ambientet e selisë blu foli gjatë për gazetarët.

Lideri demokrat akuzoi paraardhësin e tij se tentoi të provokojë një ’97 të dytë brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, Berisha bëri shumë që të harrohej ’97, por po rishfaqet sërish si një fantazmë e së kaluarës.

“Sali Berisha është sot problemi i PD-së, ai është pakica e dëshpëruar dhe si pakicë e dëshpëruar as sot nuk do ketë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve të cilët janë të vendosur që të shkojnë para dhe të lënë pas të shkuarën.

Lexo edhe :   Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt
Lexo edhe :   Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt

Trekëndëshi i Bermudës e ka mbajt peng 31 vjet Shqipërinë. Ndaj nervoziteti i Sali Berishës po vjen duke u shtruar. Koha na mbaron të gjithëve ne, dhe dikush i madh në moshë, vjen e koritet. Në veri ka një shprehje ‘Burri ka kohë me u korit’.

Më vjen keq, është koritur e shfaqet si një fantazmë e së kaluarës. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminalë që solli Sali Berisha, duke na kujtuar ’97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti”, deklaroi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...