Ditët e fundit të Maradonës, në një shtëpi modeste me qira (Foto)

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona jetoi ditët e fundit të jetës së tij në një banesë modeste, të marrë me qira.

Një kuzhinë e vogël dhe një dhomë e zakonshme, ishin në dispozicion të një futbollisti madhështor, një ndër më të mëdhenjtë e historisë së futbollit.

Vajza e tij, Jana kishte marrë një shtëpi me qira që Maradona të jetonte aty deri në fund të janarit, ndërsa shumë e shpenzuar ka qenë vetëm 12 mijë sterlina.

Nga fotot e siguruara duket se shtëpia është modeste. Raftet janë të boshatisura, ndërsa shtëpia nuk përshtatej me një legjendë botërore.

Maradona humbi jetën më 25 nëntor, si pasojë e një arresti kardiak. Ditë më parë, ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru, pasi kishte mpiksje të gjakut. Ndërkohë, prokuroria në Argjentinë ka filluar hetimet për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes së një prej legjendave të futbollit.