E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Ditët e fundit të dhjetorit/ Temperaturat deri në -8 gradë

Ditën e sotme pritet që të ketë temperatura nën 0 gradë. Sipas parashikimit, në relievet malore temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në -5ºC, në ato të ulta -3ºC ndërsa në ato bregdetare 0ºC. Edhe në ditët në vijim parashikohet që temperaturat të vijojnë të zbresin, duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta.

Parashikimi:

Si sot ashtu edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriore. Për shkak të origjinës së tyre veriore, dita e nesërme priet të jetë e ftohtë, me temperaturat e mëngjesit të cilat pritet të zbresin nën 0ºC.

Në këtë mënyrë, në relievet malore temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në -5ºC, në ato të ulta -3ºC ndërsa në ato bregdetare 0ºC. Edhe temperaturat e mesditës pritet të jenë të ftohta me vlera deri në 4ºC në relievet malore, ndërsa në zonat e ulta dhe ato bregdetare nuk do të kalojnë vlerat prej 11ºC.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat mesatare në relievet malore në lindje të vendit. Tek temperaturat e ulta ndikim do të ketë gjithashtu edhe era e cila do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 5-8m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era hera-herës arrin shpejtësinë 15-25m/s.

Ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të zbresin. Duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta dhe mesditat të ftohta, me temperatura të cilat në vlerat minimale pritet të arrijnë deri në -8ºC në zonat malore. Ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat prej 8-10ºC.

Lexo edhe :   Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për nesër
Lexo edhe :   Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për nesër

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...