Situata epidemiologjike e Covid-19 vijon të jetë kritike në Itali, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 822 viktima.
Numri total i vdekjeve ka shkuar në 52.850.
Në vendin fqinj, janë kryer më shumë se 230 mijë tampone, ku rezultuan pozitivë 29.003 persona.
Një rritje të lehtë ka pësuar numri i pacientëve në terapitë intensive, ndërsa numri i të shtuarve në spitalet covid është ulur me 275 më pak se dje.