E shtunë, 24 Tetor, 2020
13 C
Tirana

Dita e gjykimit, rritja e nivelit të deteve del jashtë parashikimit

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

‘Deti’ në Hagë? Kolonel Pashaj: Të zgjidhej midis Shqipërisë dhe Greqisë

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare. Por, për kolonelin Myslim Pashaj e mira do ishte që kjo...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Shkencëtarët besojnë se niveli global i deteve mund të rritet shumë më shumë nga sa ishte parashikuar, për shkak të shkrirjes me ritme të shpejta të akujve në Greenland dhe Antarktikë. Në një shkrim të botuar nga BBC, thuhet se këndvështrimi afatgjatë ka qenë se niveli i deteve në botë do të rritej me maksimumi nën një metër deri në vitin 2100.

Por në studimin e ri, bazuar në opinionet e ekspertëve, projektohet se niveli real mund të jetë dyfishi i parashikuar. Autorët e studimit thonë se kjo mund të çojë në zhvendosjen e qindra mijëra personave në mbarë globin.

Ndryshimi i nivelit të deteve ishte një prej çështjeve më të debatuara, të ngritura nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), në raportin e pestë të publikuar në 2013-n. Në të thuhej se ngrohja e vazhdueshme e planetit, pa reduktime të mëdha në emetime, do të sillte rritje të nivelit të deteve me 52-98 centimetra deri në 2100.

Shumë ekspertë besojnë se kjo ishte një përllogaritje shumë konservatore. Shkencëtarët e fushës janë gjithashtu të shqetësuar se modelet të cilat përdoren aktualisht për të parashikuar influencën e masave të mëdha të akujve në nivelin e deteve nuk kapin të gjitha paqartësitë për mënyrën sesi po shkrihen.

 

Dita e Gjykimit

Në përpjekje për të pasur një panoramë më të qartë, disa prej hulumtuesve kryesorë të fushës ndërmorën atë që njihet si një studim i strukturuar i gjykimit të ekspertëve, në të cilin shkencëtarët bëjnë parashikime në bazë të njohurive të tyre dhe kuptimit që kanë për atë që po ndodh në Greenland dhe në Antarktikë.

Në këndvështrimin e studiuesve, nëse emetimet vijojnë në trajektoren aktuale, atëherë niveli i deteve me shumë gjasë do të rritet nga 62 deri në 238 centimetra deri në vitin 2100. Kjo do të ndodhte në një botë të ngrohur me rreth 5 gradë Celcius, një prej skenarëve më të këqij të ngrohjes globale.

Ekspertët thonë se nëse kjo do të ndodhte do të kishte probleme të mëdha për planetin. Ata përllogarisin se bota do të humbiste një sipërfaqe toke të barabartë me 1.79 milionë kilometra katrorë, ekuivalente me madhësinë e Libisë.

Pjesa më e madhe e tokës që do të humbiste do të ishin zona të rëndësishme të rritjes së ushqimit, si delta e Nilit. Për shumë njerëz do të ishte e vështirë që të jetonin në zona të mëdha të Bangladeshit. Në rrezik do të ishin edhe disa prej qyteteve më të mëdha të globit, përfshirë Londrën, New York-un e Shangain.

Numri i popullsisë që do të detyrohej të shpërngulej nëse niveli i deteve do të rritej me 2 metra, sipas ekspertëve do të ishte rreth 200 herë më i lartë se numri i refugjatëve që erdhën në Europë gjatë krizës në Siri. Në këtë rast, ata ishin rreth 1 milionë.

Megjithatë, autorët thonë se ka ende kohë për të evituar skenarë të tillë, nëse në dekadat që do të vijnë, do të punohet për të reduktuar ndjeshëm emetimet. Ata pranojnë që shanset për një katastrofë të tillë janë shumë të vogla, por theksojnë se kjo çështje nuk duhet nënvlerësuar./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Biblioteka Aleksandrisë dhe Rajhshtagu gjerman: Zjarret që ndryshuan historinë

Gjatë historisë, zjarret kanë çuar në ndryshime drastike në modelet e popullsisë, infrastrukturën dhe rrjedhën e ngjarjeve botërore. Këtu janë shtatë zjarre që ndryshuan...

Papa Françesku pro martesave LGBT, përpjekje për të shmangur përçarjen e Kishës

Nga Simone Cosimi “Wired” Nga njëri kamp, ai më i zhurmshmi, nuk e kanë problem ta etiketojnë si Anti-Krishti. Aty afër ishte edhe paraardhësi i...

Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Rama, duke thënë se ka shpifur për kreun e shtetit,...

Italia shtrëngon masat: Mbyllen baret pas orës 18:00

Italia pritet të shtrëngojë më shumë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve javët e fundit. Sipas...

Danimarka kërkon test negativ të Covid-19 për punëtorët e huaj

Danimarka ka në plan të prezantojë një kërkesë që punëtorët e huaj të përkohshëm, të cilët vijnë nga vendet me norma të larta të...