Rajoni

Dita e fundit si kryeministër, çfarë pritet të ndodhë sot me Haradinajn

               Publikuar në : 08:44 - 22/07/19 M. S

Ramush Haradinaj pritet që sot të dorëzojë formalisht dorëheqjen tek presidenti, Hashim Thaçi.

Pak ditë më parë, Haradinaj njoftoi dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë, e më pas njoftoi se letrën për dorëheqjen nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një thirrje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeministër.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT