E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Dita e Drejtësisë, Yuri Kim: Reforma e vështirë, por po jep rezultate

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka marrë pjesë në aktivitetin e mbajtur ditën e sotme me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Kim u shpreh se reforma e në drejtësi është  e vështirë, megjithatë po jep rezultate. Sipas saj, qytetarët duhet të jenë përfituesit më të mëdhenj të intitucioneve të reja të drejtësisë, dhe të gjithë funskionarët duhet t’i shërbejnë atyre.

Teksa vlerësoi faktin se janë bërë shumë hapa përpara, Kim tha se mbetet ende shumë për t’u bërë, ndërsa shprehu mbështetje ndaj titullarëve të institucioneve të reja të drejtësisë.

Yuri Kim: ”Të gjithë e dininim se përparimi nuk do ishte i lehtë, po falë përpjekjeve tuaja reforma në drejtësi po lëviz përpara hap pas hapi. Institucionet janë duke funksionuar tashmë dhe po japin rezultate të prekshme për pupullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i të gjithë ju, institucionet e drejtësisë dhe ju që i shërbeni atyre. Drejtësia e sundimi i ligjit duhet t’i shërbejnë popullit. Si titullarë të institucioneve të drejtësisë keni nderin dhe detyrën ti shërbeni popullit shqiptar. Dua t’ju falënderoj për gjithë punën e palodhur.

Reforma në drejtësi ka bërë shumë përpara, por mbetet ende për tu bërë që shqipëria të vendoset në shtegun e pranimit në BE. Ka qënë një rrugë e vështirë e kemi patur biseda të vështira, por shpresoj që ta keni ditur se këto gjëra kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t’ju falënderoj për këtë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...