E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Disiplina pezullon me dy ndeshje trajnerin e Bylisit, dënohet edhe Partizani

Komisioni i Disiplinës, ka dhënë vendimet e fundit, në lidhje me javën që lamë pas në kampionatin shqiptar.

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan është pezulluar me 2 ndeshje, për protestë, ndërsa klubi ballshiot është dënuar me gjobë 100,000 lekë, për mos përmbushje të detyrimeve.

Gjithashtu gjobës nuk i ka shpëtuar as Partizani, që për shkak që për të njëjtën akuzë, është dënuar me 200,000 lekë gjobë si dhe të dëmshpërbleje brenda 15 ditëve, dëmet e shkaktuara në stadium.

Vendimet e Disiplinës

  1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

  1. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Ilir Meta: Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...