Shpeshherë ne gjejmë veten në situata ku mezi arrijmë të kontrollojmë veprimet tona. Ky rast, nuk i referohet shpërthimeve emocionale, por situatave ku dikush përpiqet të ndërhyjë në mendjen tonë dhe të ndryshojë mendimet tona.
Bright Side përshkruan truket e fuqishme të ndikimit psikologjik që do t’ju ndihmojnë të njihni situata ku dikush po përpiqet të manipulojë ose t’ju mashtrojë. Nëse i njihni ato, do të jeni në gjendje të shmangni çdo kurth mendjeje.
- Puna kryesore e çdo manipuluesi është vendosja në një mjedis iluzionesh, në mënyrë që ju të mos e vini re manipulimin, por ta perceptoni atë si pjesë të rrethanave.
- Leo Tolstoi dikur tha: “Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, çdo familje e pakënaqur është e pakënaqur në mënyrën e vet”. Kur ndjekim stereotipet, i futim pa vetëdije ato në jetën tonë. Kjo mund të shkaktohet nga nevoja primitive për tu rrethuar nga të tjerët.
- Detyra kryesore e një mjeshtri kukullash është të eliminojë vetëdijen e viktimës dhe ta privojë atë nga aftësia për të formuar pyetje logjike duke imponuar idenë e besimit pa arsyetuar. Ju mendoni se merrni vendimet tuaja, por është një iluzion. Manipuluesi mund të mbjellë me sukses ndonjë ide në mendjen tuaj.
- Ju mund ta bëni dikë të ndihet në faj për të marrë atë që dëshironi. Ka më shumë gjasa që ata të bien dakord për një kërkesë të dytë, më të arsyeshme në krahasim me të parën. Për më tepër, ata mund të ndjehen të detyruar dhe të kënaqur kur ju ndihmojnë.
- Kur përdorim terminologji të veçantë, ne qëllimisht ulim statusin intelektual të kundërshtarit tonë. Kundërshtari mund të ndjejë siklet për shkak të paaftësisë së tij. Për të thyer plotësisht besimin e tij, përpiquni të citoni njerëz të famshëm. Tani ju mund të drejtoni bisedën në çfarëdo drejtimi që dëshironi.
- Në ndonjë rast ju mund të fshihni disa fakte për jetën tuaj, të cilat me dashje do ti vendosni në dukje në një moment tjetër. Faktet pozitive janë më të rëdnësishmet në të gjitha aspektet e jetës.
- Ndonjëherë nuk na mjafton koha për të peshuar të mirat dhe të këqijat, dhe kështu ne pranojmë të bëjmë diçka të çmendur. Mos harroni se në çdo situatë keni të drejtë të thoni jo ose të filloni të kërkoni një kompromis. Këtu fillojnë manipulimet: “Ti më premtove se do më ndihmoje!” ose “Mendova se mund të mbështetesha tek ti!” Mos u turpëro të thuash jo, dhe mos u ndieni fajtorë për këtë.
- Argumente logjike. Sipas hulumtimit, rezultati në 60% të situatave do të jetë pozitiv nëse përdorni fjalën “sepse”. Nuk ka rëndësi se çfarë ndjek këtë fjalë kyçe, sepse kjo tingëllon vetë shumë e arsyeshme. Kjo është arsyeja pse ne jemi të prirur të pajtohemi me kundërshtarët më shpesh. /Tirana Today