E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Dikur u kapën nga fyti, Kjaer ka një mesazh për Ibrahimovic

Simon Kjaer, i cili u bë pjesë e klubit të Milan vetëm pak ditë më parë ka bërë sot debutimin e tij me këtë skuadër.

Por ajo çfarë ka bërë habi ishte mungesa e Ibrahimovic në fushë. Zlatan Ibrahimoviç dhe Simone Kjaer u përfshinë në një zënkë të fortë, në vitin 2016 në ndeshjen e “Europa League”, midis Manchester United dhe Fenerbahce.

Dy lojtarët u kacafytën me njëri-tjetrin, pas një kontakti që nuk i pëlqeu suedezit. Irritimi i këtij të fundit ishte aq i madh, sa pas shkëmbimit të fjalëve e kapi për qafe Simone Kjaer.

https://www.youtube.com/watch?v=uVUI8gMBrSU&feature=emb_title

Por Kjaer sqaron se mes tyre nuk ka më asnjë problem, teksa thotë se është një kënaqësi ta kesh Ibrahimovic shok skuadre.

“Nuk ka asnjë problem mes nesh! Jam takuar shpesh me të në karrierë dhe kemi luftuar në fushë, në aspekt sportiv. Me grintë, sigurisht. Si unë dhe ai jemi për të ndihmuar Milanin të rritet. Duam të ngjitemi. Karriera e tij flet vetë! Është kënaqësi ta kesh shok skuadre Zlatanin”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...