Ish-eksponenti i Partisë Demokratike, i cili në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste, Halit Valteri deklaroi se procesi i zgjedhjeve në PD është farsë, dhe se kutitë e votimit do të mbushën në favor të kryedemokratit Lulzim Basha.
Deklarata e Valterit u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Repolitix” në Report Tv. Sipas Valterit, Basha do t’i mundë rivalët e tij në PD, pasi i ka vetë të gjithë numëruesit dhe vëzhguesit.
Sipas tij, nëse Basha rizgjidhet sërish kryetar, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partia Demorkatike do të bjerë në 20 mandate.
Halit Valteri: ”Njoh shumë mirë procesin e zgjedhjeve në PD. Të vetmen gjë që Lulzim Basha mund të fitojë, është të mund rivalët, brenda PD-së se i ka vetë numëruesit, vet vëzhguesit. Nuk kanë numërues rivalët e tjerë. Tre herë Rama kryeministër, tre herë Basha kryetar PD-je. Këtu ka kandidatë fallso. Njëri nga këta do të jetë nënkryetar i PD-së, ai që do të marrë më shumë vota, Agron Shehaj. Është futur për të legjitimuar garën. I vetmi që nuk do ta lejë garën është Agron Shehaj. Ta zëmë se do të votojnë 300 veta.
100 vota Agron Shehaj, 50 Bardh Kadilli, 100 vota Edith Harxhi, 150 do t’i marrë, Basha, dhe nëse nuk i gjen, do të mbushen kutitë. Agron Shehaj do të marrë ato vota që janë njerëzit që nuk e duan Bashën në krye të PD-së. Do të mbushen kutitë. Eduard Selami nuk futej dot në derë të PD. Nuk ndryshon asgjë fizionomia e PD nga PPSH. Ose je me ne, ose je armik. Ai do ta çoj PD në 20 mandate. Nuk ka garë, nuk ka proces, është farsë, kutitë do të mbushen.”