E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Diktatura ma e rrezikshme asht ajo që paraqitet me maskën e demokracisë

Nga: Besim Ndregjoni

Sot mbushen 120 vite kur në Shkodër lindi i madhi i të mëdhenjve, At Pjetër Meshkalla. Gjiganti i kulturës dhe i fesë shqiptare, pasuesi i panjehsueshëm i Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta, simboli i martirizimit të kishës katolike e të popullit shqiptar gjatë periudhës së sistemit stalinist shqiptar, dëshmitar dhe mbrojtës i paepur i besimit në Zot dhe i të drejtave dhe lirive të njeriut.

At Pjetër Meshkalla i përket brezit të elitës shqiptare, si nga dija dhe veprimtaria e tij në shërbim të Shqipnisë. Ai është një figurë e ndritur e klerit katolik shqiptar, por një shqiptar i madh që me dijen e tij i shërbente jo ndarjes fetare në vend, por bashkimit fe – atdhe për shqiptarët. Ai lindi në Shkodër më 26 shtator 1901- dhe ndërroi jetë më 28 korrik 1988. Ndërmjet lindjes dhe vdekjes së këtij gjeniali kemi një mori ngjarjesh që karakterizuan jetën e tij, fillimisht studimet në seminarin Papnor në Shkodër, për të vijuar me studime të tjera në Linc të Austrisë, në Goricë të Sllovenisë, në Napoli të Italisë e deri te shugurimi meshtar në Shkodër më 1931. Ai dijen e tij e vuri në shërbim të fesë dhe diturisë për rininë, që nga themelimi i Rrethit të Don Boskos në Tiranë për edukimin e rinisë më 1934 te rrethi i Shën Pjetrit, po në Tiranë më 1937. Dhe shumë shërbime të panumërta ungjillore e fetare.

At Pjetër Mëshkalla shkëlqente në njohuritë letrare, bashkëpunonte me revistat dhe gazetat më me zë të rëndësishme të kohës. Ai mbronte me guxim haptazi bindjet fetare e njerëzorë, pa marrë parasysh rrezikun e jetës, arrestimi me 1946, burgjet ku Pjetër Mëshkalla bëhet mësues i shumëkujt në kampet e tmerrshme komuniste, ku çon dritë e qiellit, aq sa qindra të burgosur politikë do ta quanin “Engjëll i birucave” deri te lirimi me 1960 e te profecitë e shprehura në letrat e famshme drejtuar Kryeministrit komunist të kohës e shqiptuar në kulmin e reaksionit.

At Pjetër Mëshkalla ballë përballë kriminelëve, përsekutuesve të tij në mes të turmave të komanduara nga regjimi, me zërin e tij prej meshtari e dëshmitari të vërtetës e dashurisë njerëzore jehoi fjala e Apostullit të lirisë: Ju, tha, mund të më dënoni sa të doni, por unë prapëseprapë do jem i lirë. Ndërsa ju keni me hangër shoqi– shojin. Rinia do të shohë se nuk ka me shkue gjatë e edhe njeherë kan me u ndërtue kishat e kumbanoret, bile shi prej këtyre qi po i prishni.

Me 29 prill 1967 e arrestojnë, por për pishtarin e demokracisë, kultivuesin e kulturës kombëtare dhe vlerave kombëtare, nuk mundeshin ta ligështonin me hekura, se trimi nuk tutet nga xhelatët, dhe e dënojnë për agjitacion e propagandë. I burgosur dy herë nga regjimi komunist, ai mbetet simboli i inteligjencës të persekutuarve politikë të regjimit komunist. Ai e cilësonte klerin katolik shqiptar si heroik dhe thoshte: ka me e cilsua historia në dymijëvjeçarin e Krishtit, se për 30 vite kleri katolik ka nxjerrë aq heronj sa nuk ka nxjerrë asnjë kler në botë. At Pjetër Meshkalla vijon të flasë si flasin Vegimtarët: Për me kalue ndonjë ujë, hidhen në të gurë të mëdha e të vegjël, të parët, të dytët, të tretët… zhduken, zhyten, nuk shihen ma… hidh e hidh, tek e fundit nisin me nxjerrë krye disa aty–këtu, rrëshqasin, prapë hidhen të tjerë… deri sa bahet kalimi, keq a mirë, por bahet.

Ka me ardhë koha që do të bahet ma mirë. Na jemi gurët, të mëdha o të vogjël, të hejdhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shihen ma, por janë në temel të parë… qe ambicioni i temelit: Me u zhdukë e mos me u pa ma! Prej të parve pritëm një Shqipni të lirë! Nipat presin një Shqipni të lumtun! Në një tjetër moment, At Meshkalla pati pohue: Po ju diftoi çka më ndodhi kur u arrestova në fillim. Nis hetusia me pyetje që nuk meritojnë as të kujtohen, i kundërshtova hetuesit… Përgjigjja ishte një shputë aq e fortë sa nuk më mbajtën kambët e rashë përtokë…. atë çast m’u duk se u hap qiella. Mes xhixhave që më lëshojshin sytë, m’u duk se pashë në vegim Zojën e Papërlyeme. ‘O Zojë, më ndihmo me i bajtë torturat’, -iu luta–, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorë Tande… Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë kohës së Hetuesisë hangra vetëm një shputë. Ç’prej asaj dite që ju pshteta Zojës, nuk më preku ma kush prej tyne me dorë.

29 prill 1967 kur At Mëshkalla foli për “breznitë që po formohet”. A i ka lënë një testament shumë të saktë për “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tu përcaktue thalbin e frymës marksiste –leniniste. Dhe këtë e ka thënë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës” po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskridituese antifetare zhvillue me të gjithamjetet e propogandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyre. Ç’vlerë ka atëherë qëndrimi i një pakice të pandërgjegjshme o të friksueme me lloj-lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcënime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtrëngohet me mohue me gojë atë që beson dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam të Atdheut. Kështu deklaronte i madhi Pjetër Meshkalla para 60 vitesh dhe aktualiteti i sotëm vërteton parashikimin e tij për breznitë e brumosura me ideologjinë komuniste. Sot, të gjithë jemi dëshmitarë të realizimit të kësaj profecie dhe të mirave të lirisë e të demokracisë që gëzon shoqëria shqiptare, e cila duhet të ketë për themel profecitë e gjigandit Meshkalla. Dhe nuk duhet të harrojmë thënien e tij lapidare “Diktatura ma e rrezikshme asht ajo që paraqitet me maskën e demokracisë!”

Kështu e kujtojmë Patër Meshkallën sot!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...