Policia ka shoqëruar dy të rinj, pjesëmarrës në protestën e opozitës së bashkuar. Nuk dihet arsyeja e shoqërimit të dy djemve, ndërsa protesta vijon ende teksa qytetarët janë zhvendosur të Kuvendi.
Po ashtu, një automjet ka marrë flakë në zonën pranë Parlamentit. Protestuesit i kanë vënë flakët automjetit të parkuar, i cili është fikur më pas.
Policia ka bërë thirrje që personat të cilët mbajnë maska t’i heqin ato, përndryshe do të arrestohen. Shpesh ka pasur tension gjatë protestës, teksa policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me flakadanë e kapsolla.