E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Digjet” Napoli/ Italianët kundër mbylljes, përplasen me policinë (FOTO)

Qyteti i Napolit ka vendosur masat e reja anti-Covid, ku parashihet mbyllja nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. Kjo gjë ka revoltuar qytetarët, të cilët kanë shpërthyer në protesta masive.

Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 ka përfshirë botën, e ndërsa Italia është e gjunjëzuar. Shifrat e të infektuarve çdo ditë e më shumë po rriten, duke e bërë të papërballueshme këtë situatë nga sistemi shëndetësor.

Mbrëmjen e djeshme, mijëra të rinj napoletanë kanë dalë në protestë, kundër masave të ndalim-qarkullimit dhe hipotezave për një mbyllje tjetër për shkak të Covid-19. Protesta u thirr në mediat sociale, dhe kështu nga e gjithë qendra e grupeve të të rinjve në Napoli dhe jo vetëm, marshuan drejt Largo San Giovanni Maggiore dhe Universitetit Lindor të Napolit.

Shumica e protestuesve ishin të rinj, kryesisht biznesmenë dhe tregtarë, ndërsa marshuan në rrugë duke djegur dhe shkatërruar qytetin, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet e dhunshme.

Mijëra të rinj kanë zbarkuar në rrugët e qytetit, ndërsa janë përleshur me policinë.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë shprehur kundër vendimit, ndërsa thanë se: “Nuk po na vret COVID-i, po na vrisni ju!”.

Në veprim janë vënë policia, duke përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese, për t’i shpërndarë ata. Mediat e huaja raportojnë se një grup demonstruesish, janë parë duke goditur dhe thyer xhamat e një makine efektivësh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me k*ronavirus

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...