Aktualitet

Digjet makina e gardianit të burgut, Policia: E qëllimshme


               Publikuar në : 10:49 - 19/01/20 Gentjan Progni

Makina e një gardiani të burgut të Shën Kollit është shkrumbuar nga flakët në orët e vona të mbrëmjes.

Automjeti në pronësi të gardianit të burgut të Shënkollit në Lezhë, Nikoll Prenga, është djegur nga persona të paindentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit, ku mjeti ka qenë i parkuar.

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur plotësisht.

Dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëllimshme që mund të lidhet me detyrën e Shehut.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: