Digjet banesa në Vlorë, ndërron jetë e moshuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët, dhe për pasojë ka humbur jetën e moshuara e cila jetonte aty e vetme.

Bëhet fjalë për një 50 vjeçare e cila jetonte e vetme në banesë dhe ishte invalide, teksa mësohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia.

”Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.