Pas ndërhyrjeve të shumta ndërkombëtare për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministres serbe, Ana Brnabiç.
Në një intervistë për Tanjug, Brnabiç deklaroi se nuk është një zgjidhje e drejtë nëse Prishtina fiton gjithçka dhe Serbia i humb të gjitha.
Ndër të tjera, ajo shtoi se njohja e Kosovës brenda kufijve të saj aktual, është një linjë e kuqe të cilën shteti serb nuk do e kalojë.
“Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka ndërsa Beogradi të humbasë gjithçka. Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të. Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është e pranueshme, as nuk është një zgjidhje e drejtë”, u shpreh kryeministrja serbe.