E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vjosa Osmani: Hoti s’ka aftësi negocimi

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me dialogun Kosovë-Serbi u shpreh se kryeministri Avdullah Hoti s’ka aftësi negocimi.

Gjithashtu ajo shtoi se Hoti s’ka përvojë në dialog, ndërsa theksoi se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka një dekadë që merret me këtë temë:

“Ky është një proces jashtëzakonisht kompleks! E para, aftësi negocimi, në fushën e negociatave të karakterit ndërkombëtar e të cilën z.Hoti nuk e ka sepse nuk e ka mbuluar këtë fushë asnjëherë në karrierën e tij, qoftë si politikan, qoftë si ekonomist. Ne mund ta shohim, por është rrezik që të shkohet me eksperimentime.

Problemi është që përballë e ka një president të një shteti i cili e ka mbulu këtë fushë dhe këtë dialog së paku që një dekadë.

Kurse e dyta është që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga proceset e shtetndërtimit, qoftë përgatitjet rreth shpalljes së pavarësisë, absolutisht nuk ka asnjë përvojë në negocimin e pakos së Ahtisarit, që t’i dijë detajet e koncesioneve që janë bërë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...