Kryesore

Dialogu/ Gjiknuri: Zgjedhjet e parakohshme, jo pjesë e dokumentit


               Publikuar në : 22:47 - 14/01/20 M S

PS, PD dhe LSI u ulën në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore, ku dhe arritën në një marrëveshje paraprake. Por a përfshin ky dokument zgjedhjet e parakohshme, një kërkesë kjo e artikuluar disa herë nga PD?

Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, tha në emisionin “Opinion” në Tv Klan se zgjedhjet e parakohshme nuk përshihen në këtë dokument. “Çështja e zgjedhjeve të parakoshme nuk është pjesë e atij dokumenti.

Nëse në një situatë të caktuar mund të gjykojë kjo mazhoranë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, atëherë do ta gjykojë kjo mazhorancë. Ka pasur një vullnet të mirë nga të dyja palët, dhe është produkt i mirëfilltë shqiptar.

Ka qenë një reflektim i palëve për të gjetur një rrugëdalje. Palët do të përplasen në zgjedhje. Kemi bërë kompromiset tona. Kjo mazhorancë i ka votat totale për ta bërë dhe vetë reformën. Por kemi vendosur që t’i lëmë një pozicion opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Jemi të gatshëm të gjejmë modalitete bashkëpunimi”, u shpreh deputeti i PS, Damian Gjiknuri.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT