Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dhunuan gjyqtarin/ Ish-kandidatja për deputete e LSI: SPAK të veprojë!

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dhunuan gjyqtarin/ Ish-kandidatja për deputete e LSI: SPAK të veprojë!

Paraditen e sotme, në Gjykatën e Vlorës është mbajtur seanca për tre vëllezërit Myslymi, të cilët u arrestuan dje pasi akuzohen se kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht gjyqtarin Arqile Basho 63- vjeç, gjatë një seance gjyqësore. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan gjyqtarin në Vlorë, pas një vendimi për çështje pronësie. Fatosh Myslimit iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa dy të tjerëve, Elmazit dhe Myslimit iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi ka mbaruar masa e arrestit për tre vëllezërit Myslimi, dalja e tyre nga ambientet e Gjykatës ka shkaktuar shumë tension.

Dalja e tyre nga ambientet e gjykatës është shoqëruar me ulërima dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë. Ata thanë se në vend të të arrestuarve, duhej të ishte gjyqtari.

“O plehra, lërini. Çfarë kanë bërë ore?! Merrni gjyqtarin o ndyrësira, e ka gjyqtari vendin aty”, dëgjohet të thonë familjarët.

Sipas familjarëve, në burg duhet të ishin administratorët e pallatit të ndërtuar në pronën e tyre, noterët dhe Gjykata. Bëhet fjalë për apartamente në pallatin e ngritur nga dy firma ndërtimi në tokën e Myslymëve, të cilat sipas familjarëve, janë shitur dy herë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.

Tre vëllezërit kanë akuzuar gjykatësin, duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre, vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.

Vajza e një prej vëllezërve, Greiselda Myslymi, ish-kandidate e LSI-së për Vlorën, tha se gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve, pasi është ngatërruar me qëllim personi që duhet të qëndronte në burg. Sipas saj, është lënë në burg Fatosh Myslymi, dhe jo Elmaz Mylsymi që ka prekur gjyqtarin.

Më tej ajo tha se është e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, dhe se mendon se gjyqtari është duke bërë korrupsion.

“Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore, pasi u është rrëmbyer prona nga ana e gjyqtarit Arqile Basho. Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve. Është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg. Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatosh Myslymi që nuk e ka prekur fare me dore. Elmaz Myslimi ka pasur raport mjekësor.

Jam vajza e një prej vëllezërve të arrestuar, problematika jonë fillon nga 2010, ku kemi lidhur kontrata me dy kompani, pronari i njërës prej tyre është këshilltar bashkiak, dhe ka mbajtur poste drejtuese në Vlorë. Problematika jonë nuk lidhet vetëm me pronën në fjalë, pronat janë shitur në disa pronarë të ndryshëm, prej vitesh jemi endur nëpër gjyqe, në 2019 Gjykata e Apelit na ka dhënë të drejtë, zoti Basho ka dalë mbi vendimin e Apelit, duke i dhënë të drejtë këtyre kompanive.

Jam e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, unë mendoj se gjyqtari është duke bërë korrupsion, ne kemi qenë pronar të truallit, firma nuk ka si mund të shesë hyrjet tona, që janë të caktuara në kontratë. Ky është rast flagrant i korrupsionit që është bërë nga ky gjyqtar”, u shpreh ajo.

Tags: Arqile Bashogjyqtarvlore

TË LIDHURA

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit
Aktualitet

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Next Post
Basha: PD doli më e fortë, 25 prilli s’kishte lidhje me demokracinë

Basha: PD doli më e fortë, 25 prilli s’kishte lidhje me demokracinë

Basha zbulon strategjinë për të 'rrëzuar' Ramën, ja për çfarë bëhet fjalë

Florian Marku njofton shtyrjen e duelit ndaj luftëtarit rumun, zbulohet arsyeja

Florian Marku njofton shtyrjen e duelit ndaj luftëtarit rumun, zbulohet arsyeja







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com