Një 65 vjeçar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj mjekut të urgjencës së Spitalit të Lezhës.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.P., 65 vjeç, ndërsa njofton se Shërbimet e Komisariatit të Lezhës kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin e 65 vjeçarit.
“Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës”, thote policia.
Njoftimi
Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.
Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.