E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Dhuna në protestë, shkon në 45 numri i të shoqëruarve

Ka shkuar në 45 numri i të shoqëruarve për protestën e opozitës. Personat e shoqëruar akuzohen për dhunë në protestën e djeshme të opozitës, ku si për pasojë e përplasjes mbetën të plagosur disa efektivë.

Gjatë protestës te Parlamenti, protestuesit i vunë zjarrin një makine të parkuar, goditën me sende të forta në drejtim të policisë, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.

Protestuesit hodhën tymuese, flakadanë e kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion.

Të plagosur mbetën si efektivë policie, ashtu dhe protestues. 5 punonjës policie u dërguan në Spitalin e Traumës me dëmtime kryesisht nga lëndët piroteknike dhe sendet e forta.

Bashkia gjobit PD-në për urinim në publik

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...