Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen fizike mes forcave të sigurisë dhe studentëve, të cilët janë tentuar të nxirren jashtë fakulteteve ku janë ngujuar.
Sipas Ramës, shumica e studentëve duan të rifillojnë mësimin, ndërsa ata që janë ngujuar, janë grupe të nxitura nga doktoresha (Monika Kryemadhi), artisti (Lulzim Basha) dhe nga Kadri Qorri (Arlind Qorri)”.
“Së pari zaptuesit e universitetit s’janë studentë, për studentet sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht përveç në 3 fakultete ku 3 grushte studentesh me agjendë politike që po pengojnë të tjetër të hyjnë në mësim. Kam marrë qindra mesazhe që thonë ‘duam te bëjmë mësim’, po s’na lejojnë”.
“Policia në dijeninë time ka ndërhyrë me kërkese të universitetit”, shtoi Rama.
Çani: Kush e ka kërkuar administratore i qeverisë?
Rama: Ata që e kanë kërkuar… Le të bëjnë një parti politike, por jo të bllokojnë mësimin.