E shtunë, 24 Tetor, 2020
13 C
Tirana

Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

‘Deti’ në Hagë? Kolonel Pashaj: Të zgjidhej midis Shqipërisë dhe Greqisë

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare. Por, për kolonelin Myslim Pashaj e mira do ishte që kjo...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Nga: Ben Andoni

Ka një artikulim shumë të mëdyshuar sa i përket përdorimit të dhunës në vend. Pak orë më parë,  një nga krerët e PD-së e parashikoi protestën e 25 Majit si më të madhen, që do të ndodhë ndonjëherë. Që do të thotë me zhvillimet shqiptare një zallamahi dhe më pas edhe dhunë e pafund. Fatkeqësisht kjo do të mbetej për t’u vlerësuar të shtunën, por shqetësimi i madh dhe i vërtetë është nëse do të ketë dhunë. Të paktën si e protestave të shkuara. Për këtë, zyrtari i PD-së, ashtu si shumë kolegë të tij, lajnë duart dhe këtë ua delegojnë njerëzve të thjeshtë (lexo militantët e thekur), duke e lënë përballjen e autoritetit direkt me ta.

Po a justifikohet dhuna në këto momente, kur vendi ka një humbje të madhe të besimit dhe mbi të gjitha pasiguria mbizotëron kudo? Për PD-në kjo është shfaqje e vërtetë e asaj që ndjejnë njerëzit. Kurse për maxhorancën, kjo është shprehje se kauza e opozitës është boshe. Në një pikë, autoritetet që monitorojnë vendin tonë bashkohen dhe kërkojnë eliminimin e dhunës, por jo mungesën e protestës.

Artikulimi i fortë prej të huajve i argumentit anti-dhunë në protestën e fundit e tkurri opozitën në atë masë saqë marshimi i gjatë shumë paqësor dhe i gjetur me episodet e pakta të dhunës, që nuk mundi t’i shmangte, të tregonte realisht se rezultatet ishin shumë më të mira. Mbase një skenar i tillë më “artistik” e ka vendosur në një pozitë të rëndë Edi Ramën, pasi opozita mund të veprojë shumë më mirë nëse përdor racionalitetin, pikërisht elementin që maxhoranca e ka braktisur prej mungesës së argumentave ndaj dështimeve.

Lexo edhe :   Nuk ka paqe nën ullinjtë e opozitës

Shqipëria është në një udhëkryq të ri të lodhshëm, por më shumë se askush tjetër këtë fakt po e vuan në shpatullat e veta ekonomia e brishtë e vendit dhe ndjenjat e njerëzve, që janë të batërdisur nga lodhja e makina e propagandës së dy partive.

Lexo edhe :   “Një projekt i shumë ëndërruar”, Rama publikon pamjet nga aeroporti i Kukësit

Lulzim Basha, me politikën e vërtetë të konfliktualitetit, po na tregon se nuk ka ndryshim nga paraardhësit dhe mënyra sesi bën politikë nuk ka moral. Mund të ketë artikulime të mira dhe kauza por mënyra sesi ka zgjedhur t’i bëjë është i lodhshëm dhe shumë old fashion.

Edi Rama zhgënjeu pa fund dhe këto muaj të fundit që i kanë mbetur deri në përfundim të mandatit i bindën shqiptarët për zgjedhjet e tyre përherë të gabuara.

Kështuqë dhuna e 25 Majit, nëse do të ndodhë, do të jetë më shumë dufi i njerëzve të shkretë për udhën qorre ku i çuan politikanët e tyre sesa shfrim kundër Edi Ramës, që po i drejtojnë të njëjtin slogan si paraardhësve: Ik! Dhuna e 25 Majit do të jetë dhunë ndaj humbjes së arsyes. Ngjyra e saj është e zezë ashtu si fati i këtij vendi, që nuk di të ngrejë kokën.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Biblioteka Aleksandrisë dhe Rajhshtagu gjerman: Zjarret që ndryshuan historinë

Gjatë historisë, zjarret kanë çuar në ndryshime drastike në modelet e popullsisë, infrastrukturën dhe rrjedhën e ngjarjeve botërore. Këtu janë shtatë zjarre që ndryshuan...

Papa Françesku pro martesave LGBT, përpjekje për të shmangur përçarjen e Kishës

Nga Simone Cosimi “Wired” Nga njëri kamp, ai më i zhurmshmi, nuk e kanë problem ta etiketojnë si Anti-Krishti. Aty afër ishte edhe paraardhësi i...

Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Rama, duke thënë se ka shpifur për kreun e shtetit,...

Italia shtrëngon masat: Mbyllen baret pas orës 18:00

Italia pritet të shtrëngojë më shumë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve javët e fundit. Sipas...

Danimarka kërkon test negativ të Covid-19 për punëtorët e huaj

Danimarka ka në plan të prezantojë një kërkesë që punëtorët e huaj të përkohshëm, të cilët vijnë nga vendet me norma të larta të...