E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Dhjetori i dytë me Berishën e tretë!

Nga: Azgan Haklaj

Egocentrizmi dhe narcizmi berishist shkeli kodin e të vdekurve!

Dje qindra demokratë nga gjithë Shqipëria, dhjetëra deputetë, të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miq të shumtë të familjes Basha përcollën për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës, Xhelal Bashën.

Dje pasdite Sali Berisha shkeli kodin e të vdekurve, dhe nuk anulloj foltoren siç do të bënte një burre me parime, por vazhdoj sulmin me zhargonin e tij në foltoren e Kamzës, ku zbrazi një sërë akuzash ndaj Lulzim Bashës, ambasadores së SHBA-së dhe disa gjyqtarëve që kanë në dorë dosjen e Fatmir Çernobilit, Gërdecit.

Sistematikisht Berisha ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, të zgjedhur me votë plebishitare se gjoja ka shkelur statutin me përjashtimin nga grupi parlamentar i PD, pas shpalljes non grata nga SHBA.

Sali Berisha që publikisht mbron fort parimet dhe statutin, vetë ka abuzuar pasi shpalli datën e të ashtuquajturit Kuvend Kombëtar në menyrë arbitrare dhe ia atriboj vetes statusin e të gjithë pushtetshmit, duke keqpërdorur nostalgjinē e militantëve të PD për interesat personale të tij dhe familjes vetë.

Tashmë është e qartë se Sali Berisha po tenton të rrembejë PD, dhe të pushtojë institucionin e opozitës me puç statutoro-kushtetues duke kryer kështu mirëfilltasi grusht shteti.

Egocentrizmi dhe narcizmi i tij tejkaluan çdo limit.

Në menyrë të paskrupullt, Berisha shkeli dhe normat e të drejtës zakonore qysh nga Dardania antike, shpërfilli kodin e të vdekurve.

Edhe pse Lulzim Basha kishte mort, sepse përcolli në banesën e fundit babain, Sali Berisha nuk e ndaloj sulmin e katjushkës së ndryshkur ndaj tij.

Natyrshëm lind pyetja retorike çfarë faji ka Lulzim Basha pse Amerika e ka shpallur non grata Sali Berishën?!

Sigurisht asnjë faj.

Një fjalë e urtë popullore thotë:

“Ska çfarë i ban kalit dhe i bie samarit”.

Berisha ndonëse ka bërë betimin e Hipokratit, në politikë mban qendrimin e hipokritit duke mbajtur qëndrim të dyfishtë, nga njëra anë i thur ditirambe SHBA, nga ana tjetër sulmon Bashën dhe Yuri Kimin, por asnjëri nuk i kanë asnjë borxh.

SHBA e ka shpallur non grata familjarisht Berishën me një motivacion shumë të rëndë.

Familja e tij tashmë është shpallur zyrtarisht nga Departamenti Amerikan familje mafioze.

Motivacioni i shpalljes e radhit atë mes familjeve Gambino, Coza Nostra, Corona Unita etj.

Për të eklipsuar këtë liçitje publike, Berisha po përpiqet të rrëmbejë opozitën për ta bunkerizuar atë e për të përdorur për mbrojtjen e vetes dhe familjes.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Zhvillimet globale të fundit deshmojnë se bota po shkon drejt një Jalte të re ku po përplasen fuqitë e mëdha dhe filozofitë konservatore të shtet kombeve dhe shoqërive të hapura e globalizmit.

Në këtë përplasje qytetrimesh pansllavizmi dhe neootomanizmi janë në akord kundër shqiptarizmit.

Berisha si njohës i mirë i gjeopolitikës në menyrë të vullnetshme u bë pjesë e këtyre skenarëve për t’u bërë protagonist i zhvillimeve të brendshme e faktor rajonal kundër interesave amerikane, prandaj ai kërkon aleatë në këtë betejë antagoniste të tij, që në fakt është e fundit.

SHBA janë investuar fort prej shumë kohesh në Ballkan dhe Shqipëria në sajë të mbështetjes së Amerikës po i jep fund tranzicionit të gjatë dhe regjimit autokratiko-oligarko- plutokrato-kakistokratik.

Lexo edhe :   Foltorja, një terapi kolektive që Doktori u ofron demokratëve

Kjo është arsyeja që të gjitha segmentet e tij sulmojnë Lulzim Bashën me të gjithë arsenalin e tyre sepse është shnderruar simboli i epilogut të regjimit autokratik dhe personifikimi i epokës demokratike.

Doktrina Basha e frymëzuar nga Monteskië që pret çertifikimin parlamentar realizon ndarjen reale të pushteteve dhe shpirtëzon shtetin e së drejtës.

Filozofi i lashtë grek Aristoteli na ka lenë si testament një maksimë:

“Jemi skllevër të ligjeve për të qenë të lirë”

Pikërisht këtë kërkon të realizojë me paketën e tij kushtetuese dhe vetingun politik Lulzim Basha shtetin ligjor, ndarjen e shtetit nga krimi dhe barazinë e secilit para ligjit.

Berisha është i ndërgjegjshëm se ai si simbol i autokracisë ka rënë, e për pasojë edhe berishizmi sinonim i enverizmit, bolshevizmit është në grahmat e fundit, por nuk don ta pranojë dhe po keqpërdor nostalgjinë e demokratëve për mbijetesë me shprese se Zoti do të bëjë mrekulli për të, në dhjetorin e krishtlindjeve, në dhjetorin e dytë, do të rilindë Berisha i tretë dhe do të rishkruaj edhe një herë historinë e humbur pa lavdi.

Në fakt shqiptarëve Zoti po ju dhuron një mrekulli, ndarjen përfundimtare nga Leviathani “Përbindëshi” Berisha.

Levizja çartiste e tij do të këtë një fund të turpshëm.

Endrra për rilindje do të mbetet utopi.

Demokratët e Shqipërisë çdo ditë do të vetëdijësohen se po keqpërdoren nga Sali Berisha në aventurat e tij donkishoteske për interesat përsonale dhe të familjes së vet, dhe se nuk ia vlen të sakrifikojnë veten e shtepinë e lirisë për familjen dhe shtëpinë e Berishës.

Platformës përçaj dhe sundo në emër të bashkimit, tanimë i ka dalë boja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...