E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Dhjetorët e gënjeshtërt

Nga: Denis Dyrnjaja

A e dini pse në këtë vend nuk ka reaksion publik?! Sepse politika ka kapur dhe manipulon rininë, ose rinia është vetkapur pas politikës për të siguruar të sotmen dhe të nesërmen, por jo të ardhmen.

Rinia reket të kapë nga politika një të drejtë studimi e më pas një vend pune, sepse politika e cila në 30 vjet duhet të kishte qëllim parësor të krijonte hapësira për të rinjtë, i ka mbyllur ato, ose i ka ngushtuar dhe kanalizuar aq shumë, sa duhet të vendosesh në funksion dhe shërbim të saj që të bësh preokopi në këtë vend ku gjithçka pritet që të ta zgjidhë partia.

Prandaj në këtë vend ndodhin skandalet seri dhe nuk reagon njeri, vjedh qeveria vjedh dhe opozita, gënjen qeveria, gënjen dhe opozita, populli pret, rinia është e hutuar, e mpirë, e kapur e manipuluar nga politika, e cila e përdor në mënyrën më të shëmtuar dhe deformuar deri në atë pikë, sa duhet të mbrojnë dhe promovojnë lidera autoritarë, injorantë, mashtrues dhe të korruptuar.

Shqipëria sot gjendet pa demokracinë e kërkuar 30 vjet shkuar, pa Evropën e ëndërruar, me lirinë e deformuar dhe ekonominë e rrënuar. Borxhi publik kalon 80% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Pra në çdo 100 lekë 80 i kemi borxh. Shumë pak gjëra funksionojnë për të mos thënë asgjë përveç propagandës dhe gënjeshtrës, ato janë ushqimi i ditës.

Popullin e gënjeu politika por mbi të gjitha e tradhëtoi drejtësia dhe media. Këto dy gjeneratorë jetikë për demokracinë dhe veprimin e ligjit u kapën dhe mbahen nga individë apo grupe me axhendë dhe interesa tërësisht personale në raport me interesat madhore e kombëtare. Një vend pa drejtësi dhe media të sharlatanizuzar nga injorantë dhe hajdutë që përziejnë interesin personal me axhendën e progresit të një populli janë fataliteti më i madh. Të korruptuarit japim shembull ndershmërie, hajdutët shembull lidershipi, mashtruesit shkëlqejnë me dogma largpamësie.

Ja pra pse në 30 vjet ne ndërruam vetëm leckat që veshim, lyem shtëpitë me bojëra plastike dhe kemi nga një celular në dorë nga i cili protestojmë, shajmë, dufojmë, ose promovojmë me dije ose pavetëdije pengmarrjen e të ardhmes sonë, e cila është mbyllur në paradhomën e politikës.

Kështu na gjeti edhe ky dhjetor i 30 i lëvizjes studentore që rrëzoi diktaturën dhe i priu ardhjes së demokracisë, më saktë pseudodemokracisë. Na gjen të përdorur, të gënjyer e të fyer. Është koha për ndërgjegjësim dhe për t’iu thënë stop sharlatanëve që puthen apo urrehen sipas llogarive që bëjnë për pushtet në qëllim e funksion të pasurimit familjar e klanor!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...