E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Dhjetë fakte mbi çrregullimin bipolar

Çrregullimi bipolar, është një sëmundje serioze mendore që shpesh mund të çojë në sjellje të rrezikshme, marrëdhënie ose karriera të shkatërruara dhe madje edhe prirje vetëvrasje nëse nuk trajtohet.

Megjithëse mjekët nuk janë të sigurt për shkaqet e çrregullimit bipolar, ata kanë fituar një kuptim më të gjerë të spektrit bipolar dhe mënyrës se si mund të trajtohet.

  1. Çrregullimi bipolar është një çrregullim i humorit që karakterizohet nga ndryshime të gjendjes emocionale midis nivelit më të lartë, ai të manisë bipolare dhe niveleve të ulëta, ato të depresionit.
  2. Njihet si sëmundje episodike, që do të thotë se midis episodeve të entuziasmit bipolar dhe depresionit, zakonisht do të ketë periudha me humor të mirë dhe mirëqenie të qëndrueshme ose normale.
  3. Nga fundi i adoleshencës deri në fillim të të njëzetave çrregullimi bipolar bëhet më i dukshëm.
  4. Çrregullimi nuk është i shërueshëm dhe duhet të kontrollohet me barna stabilizuese të humorit.
  5. Megjithëse është një “sëmundje” që të përcjell gjatë gjithë jetës, është e menaxhueshme dhe ka shumë trajtime efektive në dispozicion për njerëzit që vuajnë nga ajo.
  6. Çrregullimi bipolar shpesh diagnostikohet gabimisht si depresion tek gratë ose skizofreni tek burrat.
  7. Edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm tek njerëzit me çrregullime bipolare, nuk është gjithmonë e trashëguar. Edhe binjakët identikë jo gjithmonë e zhvillojnë çrregullimin të dy.
  8. Dikush që ka predispozitë për çrregullime bipolare i zhvillohet sëmundja nëse ndikohet nga sasi të mëdha stresi.
  9. Faktorët mjedisorë siç janë ndryshimet sezonale ose mungesa e gjumit ndonjëherë përshpejtojnë fillimin e episodeve bipolare.
  10. Më shumë se 10 milionë amerikanë kanë çrregullim bipolar. Prek si burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë, si dhe të gjitha racat, grupet etnike dhe klasat socio-ekonomike. /TIRANA TODAY
Lexo edhe :   Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe
Lexo edhe :   Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe

burimi: http://tonsoffacts.com/30-interesting-important-facts-bipolar-disorder/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...