E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Rama, duke thënë se ka shpifur për kreun e shtetit, se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna.

Përmes një postimi në FaceBook, Blushi shkruan se është mashtrim fund e krye se nuk ekziston asnjë dokument i KE ku përmendet Presidenti.

Blushi thotë se nuk presin asnjë ndjesë publike nga ai, por i shtron disa pyetje të ngritura publikisht nga ish-deputeti, për të cilat duhet të japë përgjigje që të sqarojë shqiptarët.

Reagimi i Presidencës:

Prej disa ditësh Malavita ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të cilat do të japë llogari dhe sigurisht që do përgjigjet shumë shpejt para drejtësisë.

Shpifja e radhës e fabrikuar prej tij është se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta.

FUND E KRYE MASHTRIM!

Një FAKE NEWS po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare.

NUK KA ASNJË DOKUMENT TË KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje.

Madje me shumë kënaqësi e ftojmë Malavitën ta publikojë nëse e ka.

Në të kundërt, nuk presim asnjë ndjesë publike prej tij, por vetëm t’u sqarojë shqiptarëve, disa pyetje të cilat ja ka bërë publikisht edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza:

A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli?

A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore?

Sa kompani ke hapur në emër të punonjësve dhe administratorëve të tu, a janë përfshirë ato në pastrim parash dhe në skema guackë të përfitimit joligjor të fondeve publike?

Sa tendera publikë ke fituar nga Rilindja? Sa është vlera e tyre?

A ke përfituar prona me 1 euro/m2 dhe nga kush?

A paguhen të gjithë punonjësit e t’u edhe në të zezë për t’ju shmangur detyrimeve financiare në shtet?

Sa bordero përdorin kompanitë e tua?

Sa gazetarë përfituan ndihmë ekonomike gjatë karantinës dhe sa prej tyre i ke shkarkuar për të mos ja u dhënë atë?

Çfarë konflikti ke krijuar sëfundmi me katër ish-gazetarë të tu dhe a je në proces gjyqësor me ta?

Kush po të detyron të inskenosh sulme edhe kundër Arqipeshkëvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo, të cilësuar prej mediave të tua si “kërcënim për sigurinë kombëtare”?

Sa për KryeDoçin tënd, që po e shtrydh si limoni për ta hedhur nesër në rrugë, sot po publikojmë këto mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese drejtuar prej tij Drejtores së Arsimit në Kamëz, duke i ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për t’i emëruar bashkëshorten në punë.

Ndërkohë po publikojmë të plotë edhe e-mail e tij drejtuar deputetit të PS, Sadri Abazi:

Përshëndetje z. Abazi! Jam Adriatik Doçi, ai gazetari i Shqiptarja dhe Report TV. Ashtu siç folëm tek zyrat e PS, po të dërgoj CV e bashkëshortes. Bashkëshortja ka fituar dy herë në portal. Ka marrë mbi 8 provimin e shtetit. Ka dy diploma. Plotëson të gjitha kriteret ligjore. Aktualisht punon në sektorin privat. Ne pasaportizimin e kemi tek njësia numër katër, por banojmë në Kamëz. Të gjithë rrethin miqësor e kam në Kamëz, Laknas dhe Paskuqan. Gjithashtu, në Paskuqan, bashkëshortja njeh një komunitet të madh nga Korça. Unë jam i biri i Xhek Doçit nga Mati.

Babai ka qenë 25 vjet sekretar partie, ndërsa që nga ndryshimi i sistemit mbështesim PS. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh, ka qenë dhe është komisioner i PS në Komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS, në opozitë dhe në pushtet. Asnjë prej nesh nuk ka punuar dhe nuk punon në shtet. Ju lutem, para se të merrni një vendim, për të konfirmuar që këto që po të them janë të vërteta, pyet ish-deputetin Qemal Minxhozin, ish-kryetaren e Bashkisë, Adelina Farricin, krerët e aktualë të PS në Mat, Hasan Pashën apo Agron Malajn, miqtë e mi Hamit Toçin apo edhe deputetë të PS. Faleminderit!

KAQ PËR SOT!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

 

Lexo edhe :   ''Numrin ma dha miku ynë, Vuçiç''/ Trajneri serb zbulon mesazhin e Ramës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk ia doli dot mbanë, koronavirusi i merr jetën mjekut 48-vjeçar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Fatkeqësisht ka ndërrruar jetë si pasojë e COVID 19 mjeku Bledi Nini, 48 vjeç. Ai...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...