Dhëmbët e të sapolindurve, si të kujdesemi

Dhëmbet e parë që i dalin fëmijës quhen “dhëmbët e qumështit”, dhe janë dhëmbë të përkohshëm. Quhen kështu pasi ata zëvendësohen nga viti 5-6 nga dhëmbët e përhershëm. Dhëmbët e qumështit janë 20, ndërsa dhëmbët e përhershëm janë 32.

Kur fillojnë të dalin dhëmbët

Tek fëmijët e shëndetshem zakonisht fillojnë të dalin nga muaji i 6-të megjithse ka raste që dalin edhe në muajt e 7-te e 8-te edhe kur fëmija është plotësisht i shëndetshëm. Vërehen edhe raste të jashtëzakonshme, kur fëmija lind edhe me dhëmb në gojë. Kjo nuk flet për zhvillim të parakohshëm të fëmijës. Si dhëmbët e shfaqur që në lindje ose ata që dalin shumë shpejt, ka mundesi të bëhen shkak për dëmtimin e gjirit të nënës. Dalja e dhëmbëve me vonesë, pas muajit të nëntë krijon shqetësim tek prindërit dhe është e drejtë që ata të këshillohen me mjekun. Ka raste kur ky fenomen është i lidhur me fenomenin e njohur si “rakitin”, pra me çrregullime të kockave ose të disa gjëndrrave të brendshme.

Radha e daljes se dhembeve

Ne shumicen e rasteve, ne femijet e shendetshem, nga muaji i 6-te deri ne muajin e 12-te dalin 8 dhembet preres. Qe jane kater poshte dhe kater lart. Se pari dalin dy dhembet preres te poshtem qe zene vendin qendror dhe pas tyre dalin dy te sipermit. Me pas dy preresit anesore te siperm dhe dy anesoret e poshtem. Nga muaji i 12-te deri ne muajin e 18-te dalin kater dhemballet e para, dy lart dhe dy poshte. Nga muaji i 12-te deri ne muajin e 24-t dalin kater dhembet e syrit. Nga muaji i 24-t deri ne muajin e 30-te dalin kater dhemballet e dyta. Ka raste kur nuk ndiqet kjo radhe dhe ky ndryshim mund te ndodhe pa ndonje shkak te vecante.

Lexo edhe :   Çfarë është lindja me prerje cezariane?

Rendesia e dhembeve per shendetin e femijes

Si dhembet e qumeshtit ashtu edhe dhembet e perhershem kane rendesi shume te madhe per shendetin e femijes. Dhembet kane veprimin e tyre kryesor per pertypjen dhe perpunimin e mire te ushqimeve. Veprimtaria e pertypjes fillon nga muajt e fundit te vitit te pare dhe vazhdon per gjithe jeten. Crregullimet, demtimet dhe semundjet e dhembeve pengojne perpunimin e tretjen e mire e te plote te ushqimeve dhe keshtu behen shkak per demtime te aparatit tretes dhe te gjithe organizmit. Crregullimet e dhembeve mund te pengojne te folurit qarte. Ato mund t’i japin fytyres pamje jo te hijshme, kjo gjendje verehet vecanerisht kur perputhja e dhembeve te siperm me ata te poshtmit nuk eshte e plote.

Kujdesi per dhembet

Kujdesi per dhembet fillon qe me dhembet e qumeshtit nga fundi i vitit te pare. Eshte e rendesishme te mesojme femijen te pertype mire ushqimet. Kur ushqimi permban sheqerna ose brumera eshte mire t’i japim ne fund nje sasi te vogel ushqimi qe pastron mire dhembet si p.Sh. Nje cope molle ose karote. Femijes mund t’ia pastrojme dhembet me nje garze te lagur me pak sode buke dhe eshte mire te mesohet she shplaje gojen pas cdo ushqyerje. Duhet mesuar gjithashtu, pas vitit te dyte, te perdore furcen e dhembeve ne menyre korekte. Vecanerisht ne darke pastrimi i dhembeve eshte i domosdoshem per mirembajtjen e tyre.