Administratori i një ekipi futbolli të Superligës është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit në stadiumin “Selman Stërmasi”, ka reklamuar një shoqëri bastesh sportive në kundërshtim me ligjin.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.V, 30-vjeç, banues në Krujë.
“Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve”, thuhet në reagim.
Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.