Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Detajet tronditëse të atentatit në Fier, ja kush është Demir Backa

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mbrëmjen e së shtunës, një atentat tronditi qytetin e Fierit. 57-vjeçari Demir Backa, babai i dy fëmijëve, u qëllua brenda makinës së tij “Audi” nga një automjet në lëvizje, në afërsi të një qendre tregtare. Backa është dërguar në Spitalin e Fierit me shenja jete, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Ja çfarë njoftonte policia

“Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i QTU-së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe të FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz”, e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë.

Policia po heton në disa pista

Shkaqet e këtij atentati mbeten ende të paqarta por policia po heton në disa pista. Demir Backa nuk ka pasur precedentë penalë, por një konflikt me një person subjekt të Operacionit Forca e Ligjit dhe prishja e ekuilibrave mund të jetë një nga shkaqet e atentatit. Por duke qenë që viktima është një biznesmen i njohur në qytetin e Fierit, pronar i disa lokaleve, një ndër ta lokal “Piazza” në qendër të Fierit, nuk përjashtohet as vrasja për shkak të problemeve në biznes.

15 persona të shoqëruar nga policia

Tre plumba në zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57-vjeçarit Demir Backa, i cili mbeti i vrarë në atentatin e së shtunës në mbrëmje në Fier. Policia ka shoqëruar deri tani 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje mbi ngjarjen, pasi kanë parë atë ç’ka ka ndodhur.

Vrasjen mund ta kenë kryer 3 persona

Burime policore bëjnë me dije se në atentat mund të kenë qenë 3 persona të paguar, për të kryer krimin. Pistat e hetimit mbeten dy, ndonjë konflikt mbi pasuritë e shumta të 57-vjeçarit dhe sherri familjar i dy viteve më parë. Po sipas burimeve, këtë sherr viktima e ka pasur me një person të botës së krimit në Fier, ndaj ka dyshime të forta se ai mund të ketë paguar për të vrarë Demir Backën.

Tags: atentatDemir Backafier

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

I presin gishtin, i marrin rreth 100 mijë euro. Biznesmeni në gjendje të rëndë

Foltorja e Beratit dhe Kuvendi i partisë: Përshtypje e refleksione

“Mos e bëj më legen”, Shehi debat te “Ekonomia”: Ministren e njoh që fëmijë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com