Pas raportimit të policisë mbi shpërthimin me tritol në Kamëz, detaje të reja janë hedhur në dritë. Në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në një automjet tip “Audi Q7” ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Fuoristrada është në pronësi të Artan Lleshit.
Ai jeton kryesisht në Angli dhe është nga Fani i Mirditës. Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.
Ka dyshime se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli, dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptarë. Po kështu dyshohet se ai është përzier në grupe kriminale.
“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7″ dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.