E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Detajet/ Sulmohet me dron me tritol biznesi i Lefter Kokës

Një sulm me tritol ka ndodhur në biznesin e deputetit Lefter Koka. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sot janë mësuar detajet. Një dron i mbushur me tritol, ka shpërthyer në kantinën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Shpërthimi i tritolit ka ndodhur në tarracën e biznesit të Kokës në Durrës.

Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me eksplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar, Gentian. M., ndaj të cilit Gjykata e Durrësit këtë të premte ka vendosur masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Sipas policisë, shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa i dyshuari tashmë ndodhet në pranga.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian. M., 44-vjeç, ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër i dyshuar me inicialet A.M., por ndaj tij gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”, pasi akuzohet për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe veprime në kundërshtim të gjykatës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...