E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Detajet/ Servisi në Elbasan ishte marrë me qira nga vëllai i “ekspertit të grabitjeve”

Tashmë është zbuluar edhe servili në Elbasan, në afërsi të zonës së Metalurgjisë, ku është modifikuar edhe fugoni “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në 9 prill. Përveç dëshmisë së pronarit të servisit, kanë dalë detaje të reja për personin që e ka marrë atë me qira.

Ai është shtetasi Eldi Çala, i cili rezulton të jetë vëllai i Klement Çalës i etiketuar si “ekspert i grabitjes” së bankave dhe i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen e 9 shkurtit 2017, ku u grabitën blindat me 3.2 milionë dollarë të bankave të nivelit të dytë në aksin Qafa e Kasharit – Rinas. Elbasanasi 31-vjeçar është një emër i njohur për autoritetet shqiptare dhe greke.

E shkuara e Klement Çalës:

Klement Çala, i biri i Pëllumb dhe Elida Çalës, i datëlindjes 10 qershor 1988, nga Elbasani është një emër i njohur sidomos pas grabitjes së famshme të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës.

I arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke.

Rreth orës 8:40 në mëngjesin e së enjtes të 16 majit 2013, Çala së bashku me një person tjetër, të dhënat e të cilit ende nuk dihen, kanë hyrë fillimisht si klientë në bankë dhe më pas nën kërcënimin e armëve të tipit Kallashnikov kanë grabitur rreth 1 milion euro. Ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes përmes një dritareje.

Pak orë pas grabitjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Larisës, e cila ishte raportuar si e vjedhur që prej 17 tetorit, të 2011 në Athinë. Skenari duket i ngjashëm me grabitjet e transfertave bankare Tiranë-Rinas gjatë dy viteve të fundit.

Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë. Policia greke kishte gjetur gjurmë ADN-je të Klement Çalës në furgonin e bardhë të vjedhur në Korinth, me të cilin të arratisurit nga burgu i Trikalasë kishin tentuar t’i shpëtonin arrestimit.

Më 29 qershor 2015, Klement Çala, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës. Policia lokale finalizoi me sukses operacionin “Streha e fundit”, ku u bë i mundur arrestimi i 29-vjeçarit Çala banues në Elbasan, si edhe i 31-vjeçarit Alkond Bengasi, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim kombëtar.

Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari

Në momentin e ndalimit Çala po lëvizte në lagjen “24 maji” me automjetin e tij tip “Benz” me targë, AA 447 KO. Ai ruajti gjakftohtësinë dhe tentoi t’i shmangej arrestimit duke u paraqitur me emrin Semir Koca. Për këtë identitet ai dispononte edhe një pasaportë dhe një kartë identiteti, që i përkisnin Republikës së Kosovës. Pas verifikimeve me policinë e Kosovës rezultoi se ishte identitet i rremë.

Përveç akuzave të autoriteteve greke që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për për vepra penale, pjesmarrje në organizatë kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese, grabitje me armë, vrasje dhe vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë etj, Çalës iu shtuan dhe akuzat e reja pas arrestimit nga policia e Vlorës.

Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari

Personi i dytë i arrestuar, i cili fshihej në banesën e marrë me qira nga Klement Çala është Alkond Bengasi, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në përfundim të operacionit, u sekuestruan një armë zjarri, tip “Pistoletë TT, dy krehër të mbushura me fishekë, një pasaportë dhe një kartë identiteti të falsifikuara me identitet të Republikës së Kosovës. Një automjet tip “Benz” me targë: AA447KO që i përkiste shtetasit Klement Çala.

Nuk dihen ende rrethanat, por pas vetëm tre muajsh Çala është liruar nga burgu ndërsa për të ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti. Grupi hetimor që po heton grabitjen e 9 shkurtit, është duke kërkuar prova për faktin se si mundi, Klement Çala të dilte nga burgu duke patur një numër kaq të madh akuzash mbi shpinë.

Më 16 dhjetor 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen hetimore dhe ka dërguar për gjykim një nga të arratisurit nga burgu i Trikallas në Greqi në mars të vitit 2013, si pjesë e grupit të Marjan Kolës.

Shtetasi Klement Çala akuzohet për disa vepra penale, si ajo e “vrasjes me dashje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë, si edhe për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, largimit nga burgu dhe armëmbajtje pa leje”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri, së bashku me disa të burgosur të tjerë, ndër të cilët Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, të dënuar tashmë në Shqipëri për këtë ngjarje, kanë organizuar dhe realizuar arratisjen nga burgu dhe kanë tentuar të vrasin dy prej policëve roje të atij institucioni.

Në foto Klement Çala, i shpallur në kërkim pë grabitjen në Rinas

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...