Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dështuar në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, teksa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, ndaj 42-vjeçarit Armand Babaj.
Babaj është nga Mjeda, Bashkia Vau i Dejës, ndërsa ka vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri, shkruan “Abc”. Ai rezulton person pa precedent penal.
Babaj e ka raportuar vetë në polici atentatin, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka arritur të shohë autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.
Në makinë ka shenja plumbash, ndërsa nuk janë gjendur ende gëzhojat. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.