E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Detajet/Murataj lëvizte prej 3 vitesh në Shqipëri e Kosovë. Kishte krijuar bandën e tretë

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar të dhëna tronditëse lidhur me personin e vrarë në Rinas, i cilësuar edhe si truri i kësaj super-grabitje. Admir Murataj lëvizte i lirë prej 3 vitesh në Shqipëri dhe Kosovë, dhe duke mos pasur frikë nga policia, ai kishte gjetur terren për të krijuar bandat e tij. Duke mos arritur për asnjë çast që jeta e tij të vihej në rrezik, Murataj kishte gjetur terenin për të krijuar bandat e të çonte deri në fund misionin e tij.

“Si ka mundësi që Admir Murataj i shpallur në kërkim, si një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe i cilësuar si një nga vrasësit gjakëftohtë, siç e kanë cilësuar mediat greke, dhe për tre vjet është endur i lirë dhe nuk është arrestuar në Shqipëri?!

Ai ka lëvizur i lirë për 3 vjet në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka lëvizur i lirë dhe ka ndërtuar një bandë të tretë, përveç atyre dy të parat që i janë arrestuar”, u shpreh Flamur Vezaj.

Drejt zbardhjes grabitja në Rinas/Një ish-polic në kërkim, identifikohet i plagosuri

Murataj kishte zgjedhur të zbriste në pistën e aeroportit me maskën e një burri tullac dhe me pak mjekër, si për të lënë mesazhin e fundit në këtë jetë të të gjithë identiteteve dhe roleve që kishte pasur.

Në Greqi ai figuronte si një prej kriminelëve më të kërkuar, jo vetëm për grabitje bankash, por edhe për vrasje.

Në mars të 2013, ai u priu 11 të dënuarve që u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu i Trikallës. Ata prenë hekurat, hipën në çatinë e burgut dhe shtinë mbi rojat. Operacioni ishte i rakorduar edhe me të tjerë që gjendeshin jashtë burgut dhe që qëllonin mbi policinë. Bilanci ishin dy policë të plagosur.

Edhe kur u kthye në Shqipëri, Admiri, mbiemri i vërtetë i të cilit pa zbritur nga Tropoja në Prezë ka qenë Nikaj, nuk hoqi dorë nga zanati i vetëm që dinte të ushtronte. Mes 13 identiteteve që thuhet se ka mbajtur dhe shumë maskave që ka ndërruar, gjurmët e tij janë pothuajse të verifikuara në tre goditje të mëdha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...