Vajza e Eli Farës, pak ditë më parë prezantoi partnerin e saj. Menjëherë vërshuan komentet nga miqtë e Marinës, të cilët e uronin.
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se mashkulli në fjalë quhet Alis, dhe është një biznesmen nga Shkodra. Madje çifti ka planifikuar dasmën, e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër.
Sipas të njëjtave burime, çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis.