Personi që u ekzekutua sot në Shkodër, nuk është një emër i panjohur për publikun. Viktima Ferdinand Polia ishte bashkëpronar me të vëllanë i një bujtine në Theth.
Po ashtu, Polia njihej si një person që merrej me turizmin, ndërsa shpesh ka qenë i ftuar edhe në emisione të ndryshme, si dhe shpesh ka folur për mediat lidhur me problematikat në Theth.
Ai u vra sot teksa lëvizte me një automjet në fshatin Grudë, pasi u qëllua me breshëri plumbash. Nuk dihen ende autorët dhe as shkaku i vrasjes, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.