Bota

Detajet e bisedës telefonike mes Putinit dhe Zelenskiy, ja çfarë u diskutua


               Publikuar në : 08:39 - 12/07/19 Enno

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Ukrainës Volodimir Zelenskiy kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në të cilën kanë folur për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën lindore dhe të burgosurve, kjo sipas Kremlin.

Volydymir Zelenskiy, presidenti i ri i Ukrainës, e ka shpallur zgjidhjen e konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave të Kievit një, nga prioritetet e tij. Zelenskiy, një ish-aktor komik i cili nuk ka pasur asnjë përvojë të mëparshme politike, fitoi zgjedhjet presidenciale të Ukrainës në muajin prill që lamë pas.

Sipas Kremlin, kjo thirrje telefonike midis Putinit dhe Zelenskiy ishte nisur nga pala ukrainase. Ata mësohen të kenë diskutuar për mundësinë e vazhdimit të kontakteve për çështjen në formatin ‘Normandia’, që përfshin pjesëmarrjen e Francës dhe Gjermanisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT