Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kamëz, ku një 15-vjeçar humbi jetën pasi u përplas me një shtyllë.
Pas aksidentit tragjik, është zbuluar një detaj lidhur me adoleshentin e ndjerë. Mësohet se ky i fundit ia kishte marrë të atit fshehurazi çelësat e makinës, për të dalë më pas nga banesa ku ka marrë si pasagjerë edhe tre shokët e tij.
15-vjeçari pa patentë ka humbur kontrollin në rrugët dytësore të Kamzës dhe është përplasur më pas me një shtyllë. Për pasojë, tre nga adoleshentët kanë mbetur të plagosur, ndërsa shtetasi K.C., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas policisë, nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në rrugën “Donald Tramp”, në Kamzë, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P., 15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B., 11 vjeç, K.T., 16 vjeç, dhe K.C., rreth 15 vjeç (të tre pasagjerë në mjetin tip “Benz”). “Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.