E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

Detaje tronditëse/ Polici qëlloi 25-vjeçarin 100 metra larg shtëpisë së tij

Detaje të reja janë mësuar lidhur ngjarjen e rëndë ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri për vdekje shtetasin Klodjan Rasha.

I ndjeri është qëlluar për vdekje nga efektivi i policisë në një “rrugicë qorre”, ku i riu ishte 100 metra larg shtëpisë së tij. Fqinjët thonë se 25-vjeçari nuk ngacmonte njeri. Ai ka qenë i papunë. Djali me origjinë nga Puka është më i vogli i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.

“Rrinte në lagje, nuk shqetësonte njeri. Ishte djalë shumë i mirë. Ishte i papunë, por nuk ngacmonte njeri”, thonë fqinjët.

Polici që kreu vrasjen, po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po sheh nëse veprimet e policisë janë brenda protokollit të nevojshëm.

I riu ka pasur probleme me ligjin në vitin 2016, por që prej atëherë nuk i ka sjellë probleme askujt. Në zonën ku ndodhi krimi, janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë, për të parë nëse ka tejkalim të kompetencave nga ana e policisë.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

Mundësia e parë e presidentit të ri amerikan Xho Bajden për të shmangur qasjen shpesh komode të Donald Trump ndaj Rusisë, erdhi vetëm disa...

Rritet numri i viktimave dhe të infekuarve nga koronavirusi në vend

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

Nga: Genc Pollo “Fremdschämen” është një fjalë gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur...

Koronavirusi, Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 shkurt

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë...

“Hakmarrja është e pashmangshme”/ Lideri i Iranit kërcënon Donald Trump-in

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e...