E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Detaje tronditëse/Nëna e Caroline-s i dha pilotit 20 mijë euro para vras*es

Historia e Babis Anagnostopoulos duket si një telenovelë me shumë seri. Pas dyshimeve të forta se ishte bashkëpunëtor me kartelet e drogës, familjarët e të ndjerës kanë nxjerrë detaje tronditëse.

Vrasësi ka zhvatur familjarët e gruas së tij, madje edhe për funeralin e saj. Dhjetë ditë para se të ndodhte krimi makabër, e ëma e Carolines i kanë dhënë Babis 20 mijë euro.

Për SKAI, avokati i familjes së Carolines, Thanasis Harmanis, ka thënë se autori jo vetëm që kërkoi 2.200 euro për arkivolin, por edhe 2.000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos.

“Sa i vërtetë është pretendimi i një njeriu që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Regjia mahnitëse, talenti i pashembullt në aktrim”, ka thënë ai.

“Përveç 2.200 euro për arkivolin, shtoni 2.000 euro për transportin e viktimës në Alonissos. Gjithsej 4.200 euro. Sigurisht, nuk përmendet transferta bankare prej 20.000 euro që ai mori”, ka shtuar avokati.

Babai i Caroline është shprehur ditë më parë se nuk e përjashton pistën e implikimit të dhëndrit të tij në aktivitete të paligjshme, konkretisht trafik droge që mund të ketë çuar çiftin drejt debateve, pasi mund të jetë zbuluar nga Caroline.

Sipas gazetës “The Sun”, ka informacione që Babis Anagnostopoulos transportonte drogë në ishujt grekë me helikopter.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...