E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Detaje të reja nga aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, vdiqën kur një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, thonë zyrtarët. Autobusi ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, dhe shumica e atyre në bord ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll në Turqi.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje rreth orës 02:00 me kohën lokale. Shtatë persona kanë shpëtuar, dhe janë dërguar në spital me djegie.

Ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, vizitoi “skenën e tmerrshme” dhe tha se të mbijetuarit ishin djegur rëndë. Shkaku i katastrofës nuk ishte i qartë.

Mediat bullgare thanë se autobusi kishte udhëtuar si pjesë e një kolone prej katër autobusësh, dhe ishte ndalur në një pikë karburanti afër Sofjes, rreth një orë para aksidentit. Autobusët e tjerë u kthyen të sigurt në Maqedoninë e Veriut.

Viktimat ende nuk janë emëruar zyrtarisht, por zyrtarët thanë se mes tyre ishin fëmijë dhe të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç.

Kanali televiziv maqedonas Alsat, publikoi një listë me emrat që tha se ishin pasagjerë në autobus. Komentet e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë tregojnë se shumica, nëse jo të gjithë pasagjerët ishin shqiptarë etnikë nga Maqedonia e Veriut.

Më herët, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se kishte folur me një nga të mbijetuarit, i cili i tha se pasagjerët ishin në gjumë kur zhurma e një shpërthimi i zgjoi.

“Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë thyen xhamat e autobusit, dhe arritën të shpëtojnë”, u tha z. Zaev gazetarëve. Autobusi i përkiste “Besa Trans”, një kompani udhëtimesh që organizon udhëtime në Evropë.

Dzelal Bakiu u tha gazetarëve në kryeqytetin maqedonas, se ishte i shqetësuar për nipin e tij dhe nuk kishte dëgjuar për të që kur mësoi për përplasjen. Ai u përpoq të kontaktonte agjencinë e udhëtimeve, por nuk kishte mundur të merrte asnjë informacion.

Lexo edhe :   Sulm terrorist në Kosovë? Tre të vrarë nga të shtënat me kallashnikov

Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Yanev, e përshkroi incidentin si “një tragjedi të madhe”.

Lexo edhe :   Aksidenti tragjik/Bullgaria do dëmshpërblejë të afërmit e viktimave

“Le të shpresojmë se do të nxjerrim mësime nga ky incident tragjik, dhe ne mund të parandalojmë incidente të tilla në të ardhmen”, u tha ai gazetarëve.

Zona përreth vendit ku ndodhi incidenti i së martës në autostradën e Strumës, tashmë është mbyllur. Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë automjetin e djegur nga zjarri.

Shefi i shërbimit hetimor Borislav Sarafov tha se “gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik, janë dy versionet fillestare për aksidentin”.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...