Katër persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole me helium që përdoret për fryrjen e tullumbaceve në një dyqan që organizon vente. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.
Të plagosur mbetën tre vajza që ndodheshin brenda dyqanit në fjalë, dhe një djalë, i cili qëndronte brenda një argjendarie, ngjitur me dyqanin e tullumbaceve. Të dëmtuar kanë mbetur shtetasit me iniciale: S. P., A. P., E. N. dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.
Dyshohet se bombola e parë ka shpërthyer teksa një nga vajzat punonjëse ka qenë duke fryrë disa tullumbace, dhe menjëherë ka shpërthyer edhe bombola e dytë.
Ndërkohë, forca të shumta policore kanë rrethuar vendin e ngjarjes në rrugën “Vaso Pasha”, ndërsa pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë.
Informacion Paraprak
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.